Lëvizja e fundit e Romës – Schick tek Leipzig, afrohet Kalinic

Lëvizja e fundit e Romës – Schick tek Leipzig, afrohet Kalinic
22:12 | 31 Gusht 2019

Skuadra e Romës është duke menduar edhe për një tjetër lëvizje në merkato, pas nënshkrimit me Chris Smalling.

Roma tashmë po mendon për fazën ofensive, ku po mendon të bëjë një rotacion që do të përfshinte edhe yllin e Çekisë, Patrik Schick.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Schick është pajtuar për një transferim tek Leipzig, transmeton lajmi.net.

Kjo lë të kuptohet se Roma mund të transferojë yllin e Atletico Madrid, Nikola Kalinic, i cili nuk po gjen hapësira në kryeqytetin spanjoll.

Schick thuhet të ketë arritur marrëveshje personale me Leipzig për huazimin e tij, me mundësi blerjeje në fund të sezonit.

Mbetet të shihet nëse kjo lëvizje do të finalizohet deri në mbylljen e afatit kalimtar. /Lajmi.net/

TAGS