Liburn Aliu fton Molliqajn me shokë: Kthehuni, se ia keni fut kot (Video)

Liburn Aliu fton Molliqajn me shokë: Kthehuni, se ia keni fut kot (Video)

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, i cili është rreshtuar me grupin e liderit Albin Kurti, ka folur lidhur situatën aktuale në këtë subjekt politik, pas dorëheqjjeve të disa anëtarëvet të kryesisë, deputetëv dhe aktivistëve të lëvizjes.

Aliu, në misionin “Debat D” në RTV Dukagjini, tha se i ka kërkuar Dardan Molliqajt që t’i rishqyrtojnë dorëheqjet dhe të kthehen në pozitat që kishin në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Gjithherë kemi qenë të gatshëm të afrojmë afër vetës shumë njerëz të cilët nuk janë pajtuar përpara dhe ju kemi bërë thirrje që të afrohen dhe të veprojmë bashkë. E njëjta vlen edhe për ata që dhanë dorëheqjen dhe bënë kritikën, të cilën ne e kemi marrë shumë seriozisht. Dhe konsiderojmë që ia kanë fut kot, sepse nuk është kjo arsyeja e vërtetë. Duhet të kthehen, sepse çdo kritikë që kanë bërë ata është e ndryshueshme. Për të gjitha ndryshimet, që ata kanë folë, është e mundshme të bëhen”, tha Aliu.

Ai tha se nuk do të befasohej nëse të dorëhequrit krijojnë një parti të re. /Telegrafi/