17 June 2018 / 15:59
Marrëveshja e arritur për çështjen e emrit mes vendit tonë dhe Greqisë nxiti reagime të shumta në vend dhe jashtë vendit. Kjo marrëveshje u përshëndet nga zyrtarë të vendeve të tjera si marrëveshje për fqinjësi të mirë që do të shpie në zgjidhje të problemit shumë vjeçar. Marrëveshja e arritur ishte po ashtu temë e mediave vendore, të rajonit si dhe atyre botërore.
Parisi zyrtar e përshëndeti marrëveshjen e realizuar. Sipas Ministrisë së jashtme të Francës ky është një dallim i madh nga i cili do të kenë dobi të dyja palët në shumë sfera. Ata shprehen optimist se marrëveshja do të zbatohet pa problem dhe shumë shpejt të hyj në fuqi.
Kryeministri bullgar Bojko Borisov i përshëndeti kryeministrat Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev, si dhe ministrat për punë të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, për marrëveshjen mes dy vendeve që është nënshkruar në sot në Prespë.
Marrëveshja për çështjen e emrit i hap rrugën Republikës së Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s. Bullgaria çdoherë e ka mbështetur fqinjin e saj në këtë rrugë. Më me rëndësi tani është që të gjithë qytetarët e vendeve të Ballkanit të kuptojnë se kjo marrëveshje nuk shpie në pretendime territoriale ose probleme tjera, përkundrazi do na ndihmoj të jetojmë më mirë së bashku – deklaroi kryeministri Bojko Borisov.
Edhe autoritetet kosovare kanë përshëndetur marrëveshjen e arritur në Prespë. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka përshëndetur marrëveshjen në llogarinë e tij në Twiter.
Marrëveshja e nënshkruar sot me kryeministrave Zaev dhe Cipras përbën një kontribut të madh në përmbylljen e paqes në rajonin tonë. Integrimi euroatlantik i Maqedonisë është mirë edhe për Kosovën – tha Hashim Thaçi.
Marrëveshjen e ka përshëndetur edhe kryetari I Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli.
Mediumet shqiptare shkruajnë se është nënshkruar marrëveshje historike, me të cilën i është dhënë fund çështjes shumëvjeçare të emrit me të cilën Maqedonia thirret Republika e Maqedonisë së veriut. Televizioni shqiptar Top Chanel kanë thënë se Cipras dhe Zaev kanë lënë gjurmë për emrin dhe se kanë kaluar shumë vështirësi në vendet e tyre për të arritur deri tek nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Përveç Top Chanel kanë shkruar edhe media tjera si portali Albeu, agjensioni Ballkanveb.Të gjithë mediat kanë cekur pjesëmarrjen e përfaqësuesve të jashtëm. Nga shteti shqiptar ende nuk ka reagim zyrtar.
Edhe mediat serbe me tituj si: Për histori, është nënshkruar marrëveshje, Moment historik mes Greqisë dhe Maqedonisë informuan sot rreth nënshkrimit të marrëveshjes së çështjes së emrit mes vendit tonë dhe Greqisë. Mediat serbe po ashtu cekën edhe pjesë të deklaratave të të dy kryeministrave të dy vendeve , Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras si dhe për protestat e zhvilluara në afërsi të Psarades në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes.
Mediat bullgare kanë informuar thuajse pa komente, vetëm sipërfaqësisht se është nënshkruar marrëveshja e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë. Por,një theks të veçantë mediat bullgare i kanë kushtuar gjestit të kryeministrit Zoran Zaev i cili i dhuroi kollaren kolegut të tij grek Aleksis Cipras. Mediat bullgare kanë emetuar edhe urimin e kryeministrit bullgar Bojko Borisov drejtuar dy kryeministrave maqedonas dhe grek për arritjen e marrëveshjes.
Washington Post po ashtu shkroi për arritjen e kësaj marrëveshje, ku ceket se nëse arrihet implementimi i kësaj marrëveshje do të zgjidhet çështja shumë vjeçare mes Maqedonisë dhe Greqisë. Liderët e të dy vendeve kanë ndërmarr një hap drejt marrëdhënieve më të afërta dhe miqësore shkruan më tej Washington Post. Po ashtu përmendet pjesëmarrja e politikanëve ndërkombëtarë dhe protestat në të cilat kishin dalur rreth 4.000 grek.
Përveç Washington Post nga mediat botërore për marrëveshjen e arritur kanë informuar edhe France Pres, Rojters, BBC, Associated Press.
Elmedina Aliji