Sot në zyrat e Aleancës për Shqiptarët në Shkup, lideri i ASH-së
priti në takim Ambasadoren e SHBA-së, Kate Byrnes.
Siguria, prosperiteti, respektimi i të drejtave të njeriut, sundimi i
së drejtës si dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionit janë fusha në
të cilat Aleanca për Shqiptarët vë fokus maksimal. Për këtë nga afër
kryetari i ASH-së Ziadin Sela i foli edhe ambasadores, duke i treguar
edhe përpjekjet që Aleanca për Shqiptarët si subjekt politik opozitar
i ka bërë dhe vazhdon t’i bëjë për të arritur siguri dhe stabilitet në
vend.
Ambasadorja Byrnes edhe njëherë shprehu përkrahjen që SHBA-të japin
për Maqedoninë e Veriut drejt rrugës së saj për në NATO dhe BE.
Në takim theks të veçantë iu dha edhe përpjekjeve për të arritur
lirinë e plotë të mediave, si një mënyrë e shprehjes së lirë dhe
demokracisë.
Në takim mori pjesë gjithashtu edhe nënkryetari i Aleancës për
Shqiptarët, Elmi Aziri, Këshilltari Politik pranë Ambasadës së SHBA-së
Endru Mofat si dhe analisti politik pranë Ambasadës së SHBA-së Adrian
Ismaili.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në mënyrë intensive po
vazhdon takimet me ambasadorë të huaj.
Data 29.03.2024
Aktuale
- VMRO-DPMNE i zyrtarizoi emrat e bartësve të listave për zgjedhjet parlamentare
- Loredana tregon anën e saj që e prek më së shumti, i përloti të gjithë me fjalët e fundit
- VLEN hap shtabet në Saraj dhe Zhelinë
- Nikollovski: VMRO-DPMNE do të fitojë bindshëm, me rezultat më të lartë se çdo opozitë më parë
- Taravari: Është koha që BDI të shkojë në opozitë, është mirë për shqiptarët
- Egzona del në iftar me mikeshat e saj të ngushta, po duken secila më e bukur me ‘hot’ se tjetra
- Njëra prej binjakeve siameze është martuar
- Filip Riker i ftuari i radhës në INFORMALE, podcast me Bujar Osmani