Lideri i ISIS-it është plagosur në maj nga një sulm ajror

Lideri i ISIS-it është plagosur në maj nga një sulm ajror

Udhëheqësi i ISIS Abu Bakr al-Baghdadi, u plagos në një sulm ajror në maj të vitit të kaluar dhe u detyrua të hiqte dorë nga kontrolli i grupit terrorist për pesë muaj për shkak të lëndimeve të tij, zyrtarë amërikanë kanë konfirmuar për CNN.

Sipas tyre, agjencitë e inteligjencës amerikane  besojnë se njeriu më i kërkuar në botë ishte afër Raqqës, së Sirisë në maj, kur raketat goditët vendin.

Vlerësimi i tyre bazohet në raportet e të ndaluarve dhe refugjatëve të ISIS në Sirinë  Veriore disa muaj pas sulmeve ajrore.

Plagosjae Bagdadit nuk u konsiderua kërcënuese për jetën, por ata nënkuptonin se ai nuk mund të vazhdonte të komandonte operacionet e përditshme të grupit.