Lidhja me Greg Ramën, flet moderatorja: Do shihni shumë video bashkë, ja pse u takuam në 14 shkurt

Lidhja me Greg Ramën, flet moderatorja: Do shihni shumë video bashkë, ja pse u takuam në 14 shkurt

Xhesi Muçaj ka folur për herë të parë për videon e publikuar mbrëmjen e Shën Valentin, ku shfaqej me Greg Ramën, duke nxitur thashethemet se djali i kryeministrit ishte në një lidhje me moderatoren.Por, të dy e kanë mohuar kategorikisht këtë gjë, duke pohuar se janë vetëm miq. Pas Gregut, edhe Xhesi është shprehur se mes tyre nuk ka asnjë gjë dhe se janë njohur nga miq të përbashkët.Moderatorja tha se kur publikoi videon me Gregun nuk e mendoi se mediat do e keqkuptonin. Ndërsa paralajmëroi se do ketë sërish videon me djalin e kryeministrit në të ardhmen.





“Me Gregun jemi miq shumë të mirë. Nuk e kam njohur Gregun personalisht vetë. Kemi miq shumë të përbashkët. Ky është fakti pse kohët e fundit jemi bërë shumë miq dhe jemi të gjithë single në atë grupin tonë shoqëror dhe kishim dalë të gjithë për 14 shkurt duke mos e pasur fare mendjen se është 14 shkurti dhe duke qenë në një lokal ku nuk kishte njerëz që festonin këtë festë. Duke bërë bisedë e sipër për një projekt të ardhshëm që ka Greg bëmë një video, ishte thjesht për të qeshur.

Kur po e postoja thashë prit që të mos aludojnë njerëzit e shkruajta “bestie” ose “shok shumë i mirë”. E postova, por ngaqë ishin orët e vona nuk e mendova shumë gjatë, as nuk mendova se njerëzit do ta keqkuptonin, duke qenë se postoj me shumë miq të mi, djem edhe vajza, e askush nuk kishte folur për mua. Më duket vetja sikur jam në hije. Më erdhi keq që kishin ndryshuar fjalën “shok i mirë”.

Ju njoftoj se do shikoni shumë videot të mia me Gregun sepse do mbetet një shok shumë i mirë dhe s’ka asgjë mes nesh. E respektoj shumë. Kur është me ne në tavolinë nuk e shohim si djali i kryeministrit por thjesht Gregu, një djalë i mrekullueshëm,”- tha ajo e ftuar në emisionin “Glamour” në RTV Ora.

TAGS