Lidhje prej një viti mes Londrës dhe Shqipërisë/ Zbulohen detaje nga marrëdhënia e Xherdan Shaqirit me Dhurata Ahmetaj

Lidhje prej një viti mes Londrës dhe Shqipërisë/ Zbulohen detaje nga marrëdhënia e Xherdan Shaqirit me Dhurata Ahmetaj

Rreth një javë më parë, u zbulua se Dhurata Ahmetaj ishte në një lidhje me Xherdan Shaqirin.  Ndonëse dyshja ka preferuar që të mos zbulojë asnjë detaj lidhur me marrëdhënien e tyre së fundmi kanë dalë detajet e para. Burime për “Prive.al” bëjnë me dije se çifti ka gati një vit bashkë dhe janë njohur nga miqësia e përbashkët.





Ata po mbajnë një lidhje në distancë megjithatë kanë gjetur një mënyrë si të jenë sa më pranë njëri-tjetrit.Xherdani, i cili jeton në Londër viziton shpesh Shqipërinë, megjithatë udhëtimet më të shpeshta po i bën Dhurata.Gati çdo muaj ajo shkon në Londër për të takuar partnerin e saj. Tashmë këngëtarja është larguar nga muzika dhe nuk dihet se për sa kohë do e mbajë lidhjen të fshehtë.

TAGS