Dren Abazi është jo vetëm një nga këngëtarët më të njohur dhe më të preferuar të publikut shqiptar, por gjithashtu ai është një nga meshkujt më të pëlqyer nga femrat.
Përgjatë karrierës së tij muzikore, Dreni është përfolur shumë nga mediat se ka qenë në një lidhje me disa femra të njohura të showbiz-it shqiptar.
Ai u pyet mbrëm nga Arian Çani mbi këtë çështje, ku rrëfeu se “ka diçka të vërtetë mbi këto fjalë dhe disa histori të tjera janë të trilluara”, duke treguar kështu se disa lidhje që janë përfolur me VIP-et shqiptare kanë qenë të vërteta.
Ndërkaq, Dreni ka lënë të nënkuptohet se ka dikë në krahë, pasi kur Çani e pyeti nëse mbi këtë çështje, ai u pyet: “Sonte jo”, duke buzëqeshur.