Liga e Evropës: Arsenal e nis mbarë, fiton në udhëtim tek Frankfurt

Liga e Evropës: Arsenal e nis mbarë, fiton në udhëtim tek Frankfurt
20:45 | 19 Shtator 2019

Skuadra e Arsenal e ka nisur për mrekulli rrugëtimin në sezonin e ri në Ligën e Evropës.

‘Gunners’ kanë shënuar fitore me rezultat 0:3, në ndeshjen e parë në kuadër të Ligës së Evropës këtë edicion, raporton lajmi.net.

Golin e parë në këtë takim e realizoi Joseph Willock, i cili realizoi në minutën e 38’ të takimit.

Minuta e 79’ e takimit ndryshoi edhe fatin e rezultatit përfundimtar, pasi Dominik Kohr i Frankfurt u ndëshkua me kartonin e kuq.

Në minutën e 85’, Arsenal dyfishuan epërsinë me anë të golit të shënuar nga Bukayo Saka, raporton lajmi.net.

Rezultatin përfundimar e vulosi Pierre Aubameyang, i cili tundi rrjetën kundërshtare në minutën e 87’.

Me këtë fitore, Arsenal numëron tri pikët dhe mbanë pozitën e parë me pikët e barabarta me Standard Liegen e Mërgim Vojvodës, të cilët fituan 1:0 kundër Guimares.

Këto katër skuadra garojnë në grupin F, ku synojnë kalimin në fazën tjetër të garave. /Lajmi.net/

TAGS