Liga e Kampionëve: Përfundojnë pjesët e para, këto janë rezultatet

Liga e Kampionëve: Përfundojnë pjesët e para, këto janë rezultatet
21:49 | 27 Nentor 2019

Kanë përfunduar pjesët e para të gjashtë ndeshjeve të Ligës së Kampionëve.

Në ‘Camp Nou’, Barcelona po avancon 2:0 kundër Borussia Dortmundit, falë një paraqitje të mirë të Lionel Messit dhe Luis Suarez.

Të dy këta, shënuan nga një gol dhe regjistruan nga një asistim në këtë pjesë të parë.

Napoli po bën befasinë, duke fituar 0-1 në ‘Anfield Road’, ndërsa Slavia Pragë dhe Inter po barazojnë 1:1.

Ajax është duke fituar në shtëpinë e Lille, njëjtë po bëjnë edhe Benfica dhe Salzburg./Lajmi.net/

TAGS