Liga e “Rikthimit” të Kampionëve – sezoni i çmendur, vetëm deri tani katër rikthime

Liga e Kampionëve mund të ndryshojë lirisht emrin apo formatin e garës dhe lirisht të quhet “Liga e Rikthimit të Kampionve”.

Kjo së paku mund të konstatohet nëse shikohen ndeshjet e 1/8-ës së finales.

Ndodhën rezultate që pak kush i besoi, e rikthime që pak kush i kishte menduar se klube të caktuara mund t’i bënin.

Ajax vs Real Madrid

Fillimisht Ajaxi humbi sfidoni në shtëpi me rezultat 2-1, që u konsiderua një avantazh i artë për mbretërit të cilët askush nuk mendoi se mund të eliminoheshin.

Megjithatë, një performancë fantastike në ndeshjen kthyese nga holandezët bëri që ata të triumfojnë me rezultat 4-1 në Bernabeu duke kompletuar kështu rikthimin më të papritur të kësaj faze.

Porto vs Roma

Porto u konsiderua e eliminuar pas ndeshjes së parë në Olimpico ku vështirë se u mendua se Roma do të lëshonte një përparësi prej një goli ndaj kampionit të Portugalisë.

Megjithatë, ekipi që tronditi Barcelonën vitin e kaluar shijoi disfatën në kohë të rregullt njëjtë me rezultat 2-1, për t’u eliminuar në vazhdime nga një penalti e konkretizuar prej Alex Telles.

Manchester United vs PSG

Manchester United humbi ndeshjen e parë në Old Trafford me rezultat 2-0 dhe pak kush ka besuar, madje edhe vet tifozët e Unitedit, se mund të ndodhë rikthimi.

Sidoqoftë, paraqitja e madhe e Lukakut dhe Rashford kulmoi në Parc des Princes ku Mbappe me shokë u tronditën, e ku United siguroi një fitore prej 3-1 e cila mjaftoi që Djajtë të kalojnë tutje falë rregullit të golit si mysafir.

Juventus vs Atletico Madrid

Atletico pati paraqitje të hekurt në ndeshjen e parë dhe u konsideruan të marrë ata që besonin në një rikthim të Juventusit në ndeshjen e dytë.

Sidoqoftë, Cristiano Ronaldo i hodhi poshtë të gjitha katoi cilësime duke marrë përsipër situatën me Bernardeschin për të realizuar het-trik dhe për të kompletuar një rikthim të jashtëzakonshëm për një fitore prej 3-0 në sfidën e dytë, ku Atletico nuk ishte as hija e ndeshjes së parë.

Kush e ka radhën tash që të eliminohet me rikthim në këtë sezon të çmendur të Ligës së Rikthimit të Kampionëve?

/Telegrafi/

TAGS