Ligjet e reja amerikane kërkojnë që dronët të kenë targa speciale

Dronët duhet të tregojnë të dhënat elementare, njëjtë sikurse edhe targat e veturave.

Administrata e Aviacionit Federal ka kërkuar që në të ardhmen e afërt, të gjithë dronët që operojnë në Shtete e Bashkuara, t’i kenë edhe targat speciale, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, pronarëve të këtyre fluturakeve, iu kërkohej që të vendosnin vetëm numrin e regjistrimit, në hapësirën e brendshme ku vendosen bateritë.

Mashable raporton se ndryshimet ligjore, do të aplikohen për shkak të shtimit të përdorimit dhe numrit enorm të dronëve në qarkullim.

Derisa Shtete e Bashkuara inkurajojnë prodhimin e dronëve dhe shfrytëzimin e tyre në çdo situatë, AAF po punon që përdorimi tyre të jetë sa më i sigurt. /Telegrafi/

TAGS