20 Janar 2019 / 15:24
Amulli në opinion sa i përket Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Për ligjin e njejtë, partnerët e koalicioni BDI-LSDM flasin ndryshe. Derisa LSDM-ja kërkon që nga Komisioni Venedikut të kërkohet mendim për ligjin dhe dispozitat për baknotat dhe uniformat ushtarake, BDI-ja tenton që ekspertët e Venedikut të japin mendim vetëm për dispozitat të cilat nuk janë pjesë e ligjit.
Në Komisionin e Venecias do të dërgohen dy nene që janë hequr nga ligji aktual dhe ato janë përdorimi i dygjuhësisë në uniformat e ushtrisë dhe në bankënota- tha SINKRON- Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.
Për të njejtat dispozita dy ditë pas miratimit të propozimit nga ana e Qeverisë, Osmani kishte deklaruar se të njejtat veçse janë dërguar në Komisionin e Venedikut.
Ka të bëj me dygjyhësinë në para, dyghuhësinë në uniformat e ushtrisë dhe letrat me vlerë. Vetëm këto tre dispozita i kemi dërguar në Komisionin e Venecias që të mos rrezikojmë të gjithë ligjin për këto tri dispozita- pohoi Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.
Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte planifikuar që paralelisht me procedurën në Kuvend të dërgohej edhe në Komisionin e Venedikut për mendim. Përpos procesverbaleve të Qeverisë, këtë e kishte deklaruar për Alsat edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani. Sipas tij shqyrtimi paralel do të bëhej me qëllim që mendimi nga Venecia të vinte para miratimit të ligjit.
Neve kemi pranuar që pas miratimit të ligjit në Qeveri, paralelisht të dërgohet edhe në Parlament por edhe në Komisionin e Venecias. Përderisa zgjat procedura në Parlament, sepse nuk duam të shkojmë me procedurë të përshpejtuar dhe duam të lejojmë debat në Kuvend sepse është ligj i rëndësishëm, në ndërkohë Komisioni i Venecias të jep mendim për ligjin që në këtë mënyrë t’i përafrojmë. Është interes që Komisioni i Venecias të jep mendim para se të përfundojë debati në Kuvend- deklaroi Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane.
Por pavarësisht marrëveshjes për të cilën pretendonte Osmani, procesverbali i organit ekzekutiv dëshmon se në mbledhje është vendosur që mendimi për Ligjin dhe dispozitat të cilat nuk janë përfshirë në të, në Komisionin e Venedikut të dërgohen pas miratimit të ligjit në Kuvend. Madje një ditë pas votit të tretë në Kuvend më 15 mars 2018, zëdhënësja e Komisionit Evropian kishte uruar sjelljen e ligjit duke kujtuar se Komisioni pret që ligji të dërgohet në Venedik për mendim. Të njejtën gjë e kishte deklaruar edhe komisioneri për zgjerim Johanes Hahn, duke i kujtuar Qeverisë se Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk paraqet prioritet dhe se organi ekzekutiv duhet përkushtuar në zbatimin e reformave. Javën e ardhshme pritet që ministria e Drejtësisë në përputhje me vendimin e Qeverisë, ligjin dhe dispozitat e pa përfshira, përmes ministrisë së Jashte t’i dërgojë për mendim në Komisionin e Venedikut.
Adrian Kerimi
Loading…