Ligji për gjuhën shqipe, për BDI çështje ditësh, për VMRO çështje muajsh

Ligji për gjuhën shqipe, për BDI çështje ditësh, për VMRO çështje muajsh

Miratimi i Ligjit për përdorimin e gjuhëve për BDI-në është çështje ditësh, për  VMRO-DPMNE-në çështje muajsh, ndërsa bazuar në rregulloren e Kuvendit në bazë të të cilës organizohet e gjithë puna e institucionit ligjvënës, përcaktohet qartë se me amandamentet mund të menaxhohet, por  assesi të injorohen, njofton Almakos.

Pavarësisht mënyrës se si përcaktohet në rregullore vijimi i porcesit për miratimin e këtij ligji, deputeti Artan Grubi thotë se është çështje ditësh miratimi i të njëjtit në leximin e tretë dhe pa e ndryshuar atë aspak.

“Siç tha dhe z. Ahmeti, është çështje ditësh miratimi përfundimtarë i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe”- tha deputeti Artan Grubi, BDI.

Ndërsa, Antoni Milloshkovski, nga VMRO-DPMNE, thotë se shumica parlamentare ka një mundësi për të zhbllokuar punë  për miratimin e ligjeve të rëndësishme për reformat, por e cila do ta shtyjë  për disa muaj miratimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve.

 “Për sa kohë që shumica parlamentare ka dëshirë që përparësi t’i jepet  ligjeve që lidhen me reformat  të cilat mund të miratohen me dy të tretat e votave, të njejta mund t’I  vendosin të parat në debat dhe miratim, ndërsa pas tyre do ta vendosin, pra ta shtyjnë për disa muaj, sipas nesh, ligjin antikushtetues të përdorimit të gjuhëve dhe amendamentet për ligjin për dygjuhësi.  Ne  kemi qëndrimin tonë se çdo amandament duhet të shikohet”- tha deputeti I VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshovski.

Ligji për përdorimin e gjuhëve u votua në Kuvend me 69 vota “pro”, por i njëjti më pas nuk u dekretua nga presidenti Gjorgje Ivanov, me arsyetimin se I njëjti është antikushtetues. Kjo I hapi rruge opozitës maqedonase që të propozojë amandamente, numri I të cilave I kalon 35 mijë.

Përgatiti: Evi Shkopi
Montimi: Evi Shkopi
Kameraman: Dejan Nedelkovski
Almakos.com