25 March 2018 / 12:58
VMRO-DPMNE-ja as ditën e diel nuk rresht së përsërituri qëndrimin në lidhje me, siç thonë, anti-kushtetutshmërinë e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.
Përmes një komunikate për media, VMRO-DPMNE edhe njëherë mbron Presidentin Gjorgje Ivanov i cili, përkundër asaj që parasheh Kushtetuta, refuzon që ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e Ligjit në Gazetën Zyrtare.
Partia opozitare gjithashtu bën thirrje që të lirohen deputetët dhe anëtarët që akuzohen për natën e dhunshme të 27 prillit.
“Ligji për dyshuesi është miratuar në mënyrë të dhunshme dhe kontrabanduese nga ana e shumicës qeverisëse.
Gjatë sjelljes së këtij ligji janë thyer një numër i madh i procedurave dhe u pengua e drejta e deputetëve që të propozojnë, të diskutojnë dhe të votojnë për amendamentet e tyre.
Ligji për dygjuhësinë është anti kushtetues dhe i papranueshëm si dhe do të sjellë ndarje të tjera në shoqërinë maqedonase në të gjitha nivelet.
Vendimi i Presidentit që të mos e nënshkruaj Ligjin për dygjuhësi është absolutisht i drejtë dhe vendim shtetërorë në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Votuesit maqedonas nuk kanë votuar për implementimin e pikave të platformave të nënshkruar në shtete të huaja të cilat sjellin ndarje të rreja mes qytetarëve. Një numër i madh i qytetarëve i kundërshtojnë vendimet e tilla ligjore.
Ligji i tejkalon kornizat e Kushtetutës. Zaev edhe njëherë i gënjeu qytetarët kur e nënshkroi deklaratën te Presidenti Ivanov, në të cilën thuhet se do të jetë garantues në mbrojtjen e Kushtetutës dhe nuk do të sjellë ligje anti-kushtetuese.
Të gjitha gënjeshtrat e LSDM-së dhe Zaevit, mundohen që ti mbulojnë me gënjeshtra të reja dhe akuza të montuara kundër atyre që, që nga fillimi e njohën fytyrën e vërtetë të Zaevit dhe partisë së tij.
Patriotët dhe mbrojtësit e Kushtetutës që tentuan që ta mbrojnë interesin nacional Maqedonas dhe Kushtetutën, ishin të parët në të cilët kjo qeverisje anti-shtetërore llogariti.