24 March 2018 / 18:37
Ambasadori i Bashkimi Evropian në Shkup, Samuel Zhbogar, deklaroi sot se është fakt se shumica e deputetëve në Kuvend e votuan Ligjin për përdorimin e gjuhëve. “Keni demokraci parlamentare, ligjet miratohen në Parlament, shumica e deputetëve vendosin të miratojnë ligjin dhe ne duhet doemos ta pranojmë këtë. Ky është fakt!”, deklaroi Zhbogar në intervistën për TV 24. Ai gjithashtu shtoi se kur një ligj hyn në fuqi, më pas dikush mund ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykata është ajo e cila vendos nëse Ligji është në kundërshtim me Kushtetutën. Lidhur me procedurën se si është miratuar ligji, ambasadori Zhbogar pranoi se në Rregulloren e Parlamentit ka vrima që duhet të shqyrtohen, që të mos ketë interpretime të ndryshme.