Alsat 2019-09-22T15:52:10+02:00
Pas takimit të fundit të Mickovskit e Zaevit me grupet e punës, partitë do të rikthehen nesër edhe një herë në bisedime për ligjin për prokurorinë. Partia në pushtet thotë se do të ketë marrëveshje vetëm nëse pala tjetër, opozita tregon gatishmëri për shtet të së drejtës.
Përderisa edhe VMRO DPMNE-ja është në të njëjtën vijë me ne, presim që grupet e punës nuk do te kenë problem të madh dhe se do të sillet ajo për të cilën të gjithë po luftojmë, të luftojmë kundër krimit dhe korrupsionit. Nëse kanë mendime të ndryshme nga ajo që ne jemi drejtuar, në atë rast nuk do të ketë asnjë përparim – tha Sanja Llukarevska, LSDM.
Por opozita fajëson pushtetin. Sipas zëdhënësit të VMRO DPMNE-së Naum Stoillkovski, LSDM-ja nuk është e interesuar për një zgjidhje të shpejtë, dhe se qëndrimet e VMRO-së mbetet të pandryshuara.
Në aspektin e optimizmit, absolutisht ne dëgjojmë porositë nga qeveria se nuk është i interesuar për një zgjidhje të shpejtë, gjegjësisht miratimi i një ligji mbi sferën e Prokurorisë publike i cili do të ketë për qëllim trajtimin e krimit dhe korrupsionit të lartë në të cilën është përfshirë mafia shtetërore, dhe absolutisht varet nga vullneti i tyre, ata e kanë shumicën në parlament – deklaroi Naum Stoilkovski-VMRO DPMNE.
Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi tha se mbledhja e komisionit parlamentar do të vazhdojë atëherë kur partitë të merren vesh dhe komisioni të dorëzojë raport. Sipas rrjedhës së deritanishme të bisedimeve, Xhaferi thotë se palët janë në kundërshtim mes vete.
Nuk është puna e kryetarit por as e Kuvendit që të parashikojë se si do të rrjedhin bisedimet. Ato po shihen, pozicionet e palëve janë në kundërshtim dhe nuk ka shenja për përafrim, ndërsa opozita paralajmëron se ka dorëzuar propozim ligj, të cilin e ka dorëzuar tek pala tjetër, ndërsa mediumet opinioni pyetet se ku është propozimi dhe pse nuk dorëzohet në Kuvend. Deri në Kuvend nuk ka propozim nga opozita. Si mendim të opozitë është e mundur ta kenë dhënë tek grupi i punës i partisë tjetër dhe tash trajtohet si propozim i opozitës në bisedime mes partive dhe jo në procedura në Kuvend – u shpreh Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit.
Negociatat aktualisht kanë ngecur në modelin e funksionimit të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion dhe inkuadrimin e PSP-së brenda këtij organi. Pushteti tenton ta ndajë në Prokurori për ndjekjen e krimit të organizuar dhe Prokurori për ndjekje të korrupsionit të lartë, ndërsa opozita mbron modelin aktual. Dallime ka edhe rreth përdorimit të bombave dhe periudhave nga kur datojnë.
Alsat
Loading…