Ligue 1, formacioni më i mirë i sezonit

Ligue 1, formacioni më i mirë i sezonit
9:17 | 22 Maj 2019

Superylli i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe u emërua si lojtari më i miri i sezonit në Ligue 1 në një mbrëmje gala të dielën, me francezin që gjithashtu udhëheqë formacionin më të mirë të vitit.

Sulmuesi pati një nga sezonet më të mira në karrierë, duke shënuar 32 gola në kampionat.

Formacioni më i mirë i sezonit në Ligue 1 u zgjodh nga Opta, e cila merret me statistikat e shumicës së kampionateve më të njohura, transmeton lajmi.net.

Opta llogarit performancën e çdo lojtari në çdo ndeshje gjatë rrjedhës së sezonit dhe u jep atyre një numër nga 100 në bazë të performancës së tyre statistikore. Për të qenë pjesë e formacionit, rezultati mesatar nga performanca e secilit lojtar grumbullohet dhe performuesi më i mirë zgjidhet nga secili pozicion.

Kampionët e PSG-së dominojnë me gjashtë lojtarë në formacion, ndërsa nuk mungon as sensacioni i këtij sezoni Nicolas Pepe.

Më poshtë mund të shihni 11-shen më të mirë të këtij sezoni në Ligue 1. /Lajmi.net/


[embedded content]