Veterani i arsimit nga Likova përmes një porosie ka shprehur shqetësimin për heshtjen dhe zbrazjen që ka kapluar këtë vendbanim që njihet si qendra e komunës së Likovës. Shqetësimi i tij ka të bëjë me largimin e të rinjve dhe lënien djerrë të arave të tyre, që dikur ishin ndryshe dhe punoheshin.
“Pershendetje nga Likova te nderuar miq!Dite e pare e vjeshtes.Dikur moti e mbaj mend,kur rruget gumezhinin nga fshataret qe shkonin dhe vinin ne arat e tyre per te mbledhur bereqetin.E sot!?Rruge te zbrazura.Asgje nuk levize.Vetem shushurima e lumit na perkujton te kaluaren.Ju pershendes kudo qofshi, duke ju deshiruar nje dite te mire!Mos e harroni vendlindjen!Ajo ju pret gjithmone,bashk me njerezit e saj te rendomte dhe me enderrat tuaja te femijerise!”, ka shkruar arsimtari dhe Ismail Ganiu. (INA)