Lilaj: Skocia e meritoi fitoren

Sabjen Lilaj e ka pasur shumë të vështirë të shpjegonte arsyet e humbjes së Shqipërisë nga Skocia në Glasgou.

“Diçka nuk ka funksionuar, nuk mund të them diçka konkrete… Nuk patëm as fat, sepse nëse do të shënonim një gol, loja mund të ndryshonte”.

“Gjithsesi, kundërshtari e meritoi. E dinim që ishin të fortë, por duhet ta shohim ndeshjen sërish për të dhënë një mendim”, ka thënë ai pas ndeshjes, citon SuperSport.

Lexo po ashtu:

Ish-mesfushori i Skënderbeut u mundua të shpjegonte atë që nuk funksionoi, theksoi se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për ta mbyllur grupin në vendin e parë.

“Lodhja ndikoi, por ndryshoi edhe skema. Po luanim në formë rombi, ishim më të mbyllur. Kishte më shumë hapësira në krah”.

“Trajneri na tha pas ndeshjes duhet të mbajmë kokën lart. Tri pikë ka marrë kundërshtari, tri pikë morëm ne, ndaj duhet të luftojmë deri në fund”, ka shtuar Lilaj.

Shqipëria pësoi me rezultat 2-0 në ndeshjen e dytë grupore në Ligën e Kombeve, ndërsa e kishte fituar sfidën e parë ndaj Izraelit me golin e Taulant Xhakës.

TAGS