Prokurorja Lile Stefanova si dëshmitare për rastin “Zhvatja” deklaroi se pas dorëheqjes së Katica Janeves, nuk është takuar më me të, por zbuloi se njëherë Janeva i ka telefonuar duke i thënë të mos flasë asgjë për gazetarët dhe të mos komentoj asgjë për publikimet e “La Veritas”.
“Me të akuzuarën e parë, nuk jam e fjalosur, por nuk i kemi raportet e mira. Prej dorëheqjes së saj nga pozita e kryeprokurores speciale, fizikisht nuk jemi takuar më. Vetëm më ka telefonuar njëherë duke më thënë të mos flas për gazetarët, mos komentoni për publikimet e ‘La Verita-as’ dhe më kërcënoi se do më dërgoj gazetarë në shtëpi”, ka deklaruar Stefanova, raporton SHENJA.