Limaj: Kam pasur hezitim për vendosjen e taksës, isha për reciprocitet

Limaj: Kam pasur hezitim për vendosjen e taksës, isha për reciprocitet

Kandidati për kryeministër nga koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se reciprociteti ndaj Serbisë do të ishte më i ligjshëm pasi sipas tij vet taksa si masë është e ashpër.

“Edhe unë kam qenë dyshues në fillim për taksën. Kam qenë për reciprocitet. Reciprociteti ka pasur legjitimitet ndërkombëtarë”, tha ai në RTV Dukagjini.

Limaj ka folur edhe për koalicionet e mundshme pas zgjedhjeve duke thënë se futet në koalicion vetëm nëse pranohen kushtet e tij sidomos ato me dialogun.

Ai thotë se megjithatë taksa do të hiqet kur të pushojnë arsyet pse ajo është vendosur.

I pari i NISMA-s ka thënë se është e vërtet që pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare është më i dobët se që ka qenë para vendosjes së taksës.

Limaj thotë se masa 100% ka ardhur si shaka,  pasi sipas tij Veseli ka thirr në telefon nga Brukseli dhe ka thënë “100%” ne kemi vendosur në qeveri.