Limaj: Komandant Bardhi, shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit

Limaj: Komandant Bardhi, shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kujtuar komandantin e brigadës 162 “Agim Bajrami”, Qamil Ilazin i njohur si komandant Bardhi.

Limaj ka thënë se komandant Bardhi ishte një nga strategët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe se ai mbetet shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit.

Në shkrimin e bërë në Facebook, Limaj ka theksuar se komandant Bardhi do të mbetet përherë në zemrën dhe kujtesën tonë.

Shkrimi i plotë:

“Dy dekada më parë ra në fushën e nderit, Komandanti i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Qamil Ilazi – Komandant Bardhi.
Ai ishte një nga strategët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Komandant Bardhi është shembulli më i mirë se si i dilet zot vendit. Kujtimi për Bardhin do të mbetet përherë në zemrën e kujtesën tonë.
Lavdi jetës dhe veprës së Komandant Bardhit!
Lavdi dëshmorëve të Kombit”./Telegrafi/

TAGS