Limaj takohet me anëtarët e Batalionit shqiptaro-amerikan “Atlantiku”

Limaj takohet me anëtarët e Batalionit shqiptaro-amerikan “Atlantiku”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, është takuar me anëtarët e Batalionit shqiptaro-amerikan “Atlantiku” në Prizren.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Limaj ka shkruar se shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përcjellë traditën shekullore duke i dhënë zë Kombit, duke punuar për Kombin dhe, Liria të cilën e gëzojmë sot, ka arritur falë edhe kontributit të madh të diasporës.

“Kënaqësi e jashtëzakonshme dhe emocion i veçantë ta mbyllja ditën në qytetin e Prizrenit me bashkëluftëtarët e mi të Batalionit shqiptaro-amerikan “Atlantiku”.
Bashkërisht evokuam kujtime në 20-vjetorin e operacionit “Shigjeta”.

Pjesëtarëve të Batalionit “Atlantiku” ua shpreh mirënjohjen time, të cilët para 20 vjetësh lanë gjithçka që kishin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për t’iu përgjigjur thirrjes së atdheut.
Shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë përcjellë traditën shekullore duke i dhënë zë Kombit, duke punuar për Kombin dhe, Liria të cilën e gëzojmë sot, ka arritur falë edhe kontributit të madh të diasporës.
Pjesëtarëve të Batalionit “Atlantiku”, u urova qëndrim të këndshëm në vendlindje.
Ndihem krenar që kam qenë pjesë e juaja”, ka shkruar në Facebook, Fatmir Limaj./Telegrafi/

TAGS