Limaj takon ambasadorët, i njofton për punën e Ekipit negociator

Tash esht Koha

Ekipi negociator është takuar sot me ambasadorë të akredituar në Kosovë, ndërsa pas takimit kryesuesi i Ekipit, Fatmir Limaj tha se ky takim ka qenë me karakter informues.

Kryesuesi i Ekipit Negociator tha se kanë njoftuar ambasadorët për angazhimet e Ekipit për ndërtimin e një konsensusi më të gjerë në procesin e dialogut.

“Shfrytëzuam rastin të informojmë drejtpërdrejt të gjitha këto shtete për rolin e delegacionit, angazhimet që delegacioni i ka pasur në ndërtimin e një konsensusi më të gjerë në procesin e dialogut, informuam edhe për takimet që kemi pas në Bruksel dhe ky ishte një takim informues”, tha Limaj.

Sipas Limajt, ambasadorët rikonfirmuan mbështetjen për delegacionin shtetëror. /Telegrafi/

Foto: Arkiv

Tash esht Koha
TAGS