Limaj tregon ku ishte 20 vite më parë në ditën e çlirimit të Kosovës

Limaj tregon ku ishte 20 vite më parë në ditën e çlirimit të Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka treguar ku ka qenë 20-vite para në ditën e çlirimit të vendit.

Një nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtarë ka treguar se sot 20 vite ishte bashkë me një gjeneralët e NATO-s që ë atë kohë kanë vëzhguar kufirin Kosovë- Shqipëri në kuadër të operacionit shigjeta.

“UÇK vazhdonte operacionin ushtarak të koordinuar me NATO-n. Një pjesë e operacionit kishte filluar në Koshare dhe faza e dyte kishte filluar në Pashtrik”, ka thënë Limaj në një intervistë për TV Dukagjini.

Më tutje, ai ka thënë se është vështire më i përshkrua emocionet e asaj dite.

“Një situatë e çuditshme. Si me thanë është një moment hutimi më mirë thënë e pabesueshme që një ëndërr e madhe po bëhej realitet që ata mijëra njerëz jashtë Kosovës do të kthehen e posaçërisht qindra mijëra që ishin ngujuar në Kosovë”, ka shtuar Limaj.

Pra, ishte një moment që gjithë ai tmerr sakrificë, gjenocid e okupim shekullor dhe ajo tendence për shfarosje po merrte fund dhe po fillonte një epokë e re.

“Nga epoka e robërisë në epokën e lirisë dhe secili e ka rrëfimin e vet”, ka shtuar Limaj.