Linda Halimi bën publike foton e radhës të vajzës së saj

Linda Halimi bën publike foton e radhës të vajzës së saj

Linda Halimi e ka publikuar një foto të re të vajzës.

Këngëtarja shqiptare që jeton dhe vepron ne SHBA, Linda Halimi, nuk po e mbulon me fytyrën e vajzës së sapolindur e cila ia dha edhe epitetin nënë, për herë të parë, shkruan lajmi.net.

Fillimisht ajo kishte hezituar qe ta zbulonte imazhin e vajzës së saj të cilën e ka nga lidhja me reperin amerikan Dawon Edwards.

Por para disa ditësh këngëtarja rrëfeu se ishte duke përgaditur një fotosesion për vajzën e saj dhe dje ajo zbuloi foton e parë të foshnjës në të cilën i shihej komplet fytyra. E tani nëpërmjet rrjetit social Instagram bëri publike edhe foton e rradhës të vogëlushes dhe në ditët në vazhdim pritet të publikohen edhe fotot e tjera pasi duke pasur parasysh se ishte një fotosesion profesional sigurisht se edhe Linda e ka realizuar ndonjë foto profesionale së bashku me të dhe partnerin.

Sa i përket angazhimit të saj në muzikë, ka kohë të gjatë që Linda Halimi nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor por suksesi i saj i mëhershëm na lë të besojmë se ajo do kthehet përsëri në skenë me hite të reja./Lajmi.net/

TAGS