Lingard befason me dëshirën e tij, e do rikthimin e këtij lojtari

Lingard befason me dëshirën e tij, e do rikthimin e këtij lojtari

Ylli i Manchester United, Jesse Lingard ka thënë se e dëshiron rikthimin e Cristiano Ronaldos në merkaton e verës.

Një rikthim i lojtarit portugez në ‘’Old Trafford’’ ishte spekuluar edhe në të kaluarën, me pesë herë fituesin e Topit të Artë që konsiderohet si legjend nga Djajtë e Kuq.

Më herët, 34-vjeçari shpenzoi gjashtë vite të mrekullueshme me United gjatë viteve 2003-2009, duke shtuar në muzeun e tij trofeun e Premier Ligës dhe Ligën e Kampionëve, transmeton lajmi.net.

Më pas, ai realizoi transferimin më të shtrenjtë në histori duke kaluar te Real Madrid dhe pas nëntë sezoneve atje, CR7 kaloi te Juventusi.

Gjithsesi, Lingard do ta pëlqente shumë rikthimin e tij në Angli.

‘’E dua nënshkrimin e Ronaldos. Ai ka qenë një nga lojtarët më të mirë në botë në dekadën e fundit’’.

‘’Teksa isha fëmijë e shihja atë duke luajtur me fanellën e United, dhe në mendimin personal do ishte e mrekullueshme të luaj përkrahë tij’’, deklaroi anglezi. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS