Liqeni i Ohrit shndërrohet në pistë patinazhi

Një pjesë e liqenit të Ohrit në Strugë, përgjatë plazhit të femrave nga dita e djeshme është nën shtresë të trashë akulli. Të ngrira janë edhe pjesët më të cekëta të liqenit në Kalishtë dhe Radozhdë në Ohër. Dukuria e këtillë është e pazakonshme për liqenin që shumë rrallë ngrinë.

Banorët më të vjetër kujtojnë se në të kaluarën liqeni shumë shpesh ka ngrirë, dhe si fëmijë ata kanë rrëshqitur në liqe.

“Para 7-8 viteve kishte edhe para 15 viteve gjithashtu. Natyra është natyrë. Në vitin 1964 kemi ardhur nga fshati Glloboçicë prej ku e kemi prejardhjen. Edhe më herët ka ngrirë, varësisht nga viti”

“Kur ishim fëmijë shpesh ngrinte përreth bregut dhe ne si fëmijë kemi rrëshqitur. E gjithë pjesa ishte lloç dhe ne kemi rrëshqitur diku rreth 50 metra përgjatë bregut”

Nga fotot dhe videot që na i dërguan shikuesit, shihet se edhe një pjesë e Lumit Drini i zi ka ngrirë prej fshatit Tashmarunishtë e deri tek penda në Glloboçicë.

Miki Trajkovski

Loading…

TAGS