“Liri”, Icardi në Instagram me mesazh drejt Interit? Postimi pëlqehet nga Cancelo

Raportet mes Interit dhe Mauro Icardit jo vetëm se nuk janë përmirësuar, por duket se janë duke u prishur edhe më shumë.

Lojtari tashmë e disa ndeshje nuk është duke luajtur për zikaltrit, ndërsa i është hequr edhe shiriti kapitenit.

Argjentinasi ka postuar një fotografi në Instagram me përshkrimin “Liri“, që besohet se është dedikim për klubin nga Milano.

Mauro Icardi dhe Wanda Nara në tribunat e Giuseppe Meazzas në ndeshjen kundër Sampdorias (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Në shtatë orët e para fotografia është pëlqyer mbi 210 mijë herë, por jo edhe nga lojtarët e Interit, në përjashtim të sapoardhurve Sime Vrsaljko dhe Cedric Soares.

Por, postimi që bie në sy është i lojtarit të Juventusit, Joao Cancelo, i cili në sezonin e kaluar ishte i huazuar te zikaltrit nga Valencia.

Lexo po ashtu:

Emri i 26-vjeçarit lidhet me një kalim te Juventusi, por edhe te Napoli në Serie A.

Icardi i është bashkuar Interit në vitin 2013 dhe që nga atëherë ka shënuar 109. /Telegrafi/

TAGS