Lirim Kastrati shënon në Superligën e Kroacisë

Lirim Kastrati shënon në Superligën e Kroacisë
16:12 | 25 Gusht 2019

Lirim Kastrati ka gjetur rrjetën në Superligën e Kroacisë.

Ylli i Kosovës ka arritur të shënoi në minutën e fundit të pjesës së parë, për t’i dhuruar epërsinë skuadrës së tij, në udhëtim te Zapresic, shkruan lajmi.net.

Ky gol vjen si vazhdimësi e formës së mirë që po kalon Kastrati.

Për 20 vjeçarin, ky është goli i dytë këtë edicion në Kroaci.

Djaloshi nga Kamenica, pritet të jetë në listën e Kosovës për ndeshjet e shtatorit./Lajmi.net/

TAGS