Lirim Kastratit i rritet vlera në Transfermarkt

Lirim Kastratit i rritet vlera në Transfermarkt
23:52 | 27 Dhjetor 2019

Lirim Kastratit i është rritur vlera për 300 mijë euro.

Talenti i Kosovës, Lirim Kastrati, ka pësuar një tjetër rritje në Transfermarkt, faqe kjo e specializuar me vlerat e futbollistëve.

20 vjeçari nga Kamenica tani vlen 1.8 milionë euro, përcjell lajmi.net.

Kjo rritje prej 300 mijë eurosh vjen vetëm tre muaj pas asaj rritje prej 500 mijë euro kur futbollisti përjetoi në shtator.

Me këtë vlerë, Kastrati është lojtari më i vlefshëm te Lokomotiva e Zagrebit, dhe i 29-të në Superligën e Kroacisë.

Kastrati këtë sezon në Kroaci është paraqitur në 18 ndeshje, ku ka shënuar gjashtë gola./Lajmi.net/

TAGS