Sasho Mijallkov largohet nga burgu i Shutkës. Apeli pranoi ankesën e tij dhe i shqiptoi arrest shtëpiak deri në përfundimin e aktgjykimit për rastin Titanik 2. Edhe ish anëtari KSHZ-së, Bedredin Ibraimi, i dënuar për parregullsi zgjedhore gjatë zgjedhjeve vendore të vitit 2013, gjithashtu u largua nga Shutka. Mijallkov dhe Ibraimi kaluan 20 ditë në burgun hetimor. Më datën 8 të këtij muaji, Gjykata Penale i shpalli fajtor të gjithë të pandehurit në rastin Titanik 2. Mijallkov u dënua me burg tre vjet, ndërsa kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, tre vjet dhe dy muaj. Bedredin Ibraimi u dënua me katër vjet e gjashtë muaj, ndërsa ish-anëtarët e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Sasho Srcev, Vlatko Sajkovski dhe Aneta Stefanovska me nga tri vjet. Përndryshe, ish-drejtori i policisë sekrete ka një masë aktive të arrestit shtëpiak në rastin “Perandoria” për pastrimin e parave. Mijallkov pret që këtë masë t’ia heqë Gjykata Supreme, ashtu siç e bëri edhe për të dyshuarit e tjerë me arsyetimin se PSP-së është një paditës i paautorizuar dhe hetimi mbi këtë rast u hap pas 30 qershorit të vitit 2017. Përveç arresteve shtëpiake për Ibraimin dhe Mijalkovin, Apeli njoftpo gjithashtu se ka ulur dënimin me burg të ish-ministres së brendshme Gordana Jankullovska. Nga gjashtë vjet është ulur në katër, në rastin “Tanku” për blerjen e Mercedesit luksoz të blinduar prej 600 mijë eurove. Megjithatë, ajo nuk do të dërgohet menjëherë në vuajtje dënimi, pasi ka fëmijë më të vogël se një vit.
Bojan Stojanovski
Loading…