Lirohet MacBook Air

Lirohet MacBook Air

Vjeshtën e kaluar, Apple e ka sjellë MacBook Air me përditësime të lehta në format më të vogël, që përfshinte ekran më të mprehtë Retina, hapësirë më të madhe manovrimi të ndjeshme në prekje dhe i ka shtuar Touch ID.

Këto ishin vetëm ndryshme të lehta, meqë Apple ishte koncentruar në MacBook Pro, andaj MacBook Air i vitit 2018, nuk dukej aq i përsosur, derisa çmimi ishte mjaft i lartë, transmeton Telegrafi.

Në përditësimet që janë bërë në versionin e ri, është ekrani më i mirë Retina me 13 inç, me rezolucion 2,560 x 1,600 me 227 pixel për një inç.

Procesori me dy koka Intel Core i5 me 1.6GHz, ka kapacitet 8 GB RAM dhe 128 GB për ruajtje materialesh. Bashkë me ndryshimet e lehta, në MacBook Air është vënë edhe porti USB-C.

Më e rëndësishmja, është se është liruar prej 1,075 eurove, në 985 euro. Megjithëse nuk është shumë, pritet që në të ardhmen të ketë çmim edhe më të mirë.

TAGS