20 May 2018 / 14:31
Panairi i artit ARCO Lisbonë e ka kthyer kryeqytetin portugez në kryeqendrën e artit bashkëkohor ku janë bërë bashkë artistë, koleksionistë dhe adhurues të artit nga e gjithë bota. Në edicionin e tij të tretë ARCO Lisbonë paraqet 72 propozime nga 14 vende të ndryshme.
Është mirë, duhet të ketë hapësirë për çdo artist dhe koleksionist. Ky panair është organizuar edhe më parë por këtë vit me sa duket ka filluar me një figurë freskuese, njerëzit filluan të vijnë sapo u hap. Deri tani ka qenë shumë mirë mendoj se është pozitive si për fillim – Nuno Centeno, anëtar i Komitetit të ARCO Lisbonë.
Përveç veprave nga galeritë e shumta botërore në panair janë prezantuar edhe veprat e shumë artistëve të rinj të pavarur.
Shefkije Alasani