Lista e plotë e 35 automjeteve në garën “Vetura e vitit”

Lista e plotë e 35 automjeteve në garën “Vetura e vitit”

Është zbuluar lista e kandidatëve pretendentë të titullit “Vetura e vitit”, e në këtë garë pritet të marrë pjesë edhe gjeneratë e tetë e Volkswagen Golf që ende nuk është shfaqur para publikut.

Pjesëmarrja e tij është mundësuar vetëm nëse respektohen kërkesat e parashtruara. Në fakt kushti kryesor është që kjo veturë të prezantohet deri në fund të këtij viti, dhe të ekspozohet në të paktën pesë shtete evropiane, transmeton Telegrafi.

Më 25 nëntor pritet të përzgjidhen shtatë finalistët nga një juri profesionale, kurse fituesi pritet të shpallet më 2 mars të vitit të ardhshëm në panairin e veturave që do të mbahet në Gjenevë.

Është interesant se në mesin e 35 kandidatëve pretendentë për titullin e veturës më të mirë të vitit, 6 prej tyre janë plotësisht elektrike.

Kujtojmë që gjatë vitit të kaluar triumfues ka dalë vetura elektrike Jaguar I-Pace që rrëmbeu titullin e veturës së vitit. E para tij kishte fituar Volvo XC 40, e edhe më herët Peugeot 3008 (2017), Opel Astra (2016, VW Passat (2015), Peugeot 308 (2014), derisa në vitin 2013 këtë titull e fitoi Golf 7. /Telegrafi/

Lista e plotë e modeleve të nominuara për titullin e veturës më të mirë në Evropë:

Audi E-Tron

BMW 1 Series

BMW Z4

BMW X6

BMW X7

DS3 Crossback

Ferrari F8 Tributo

Ford Puma

Kia e-Soul

Mazda3

Mazda CX-30

Mercedes-Benz CLA

Mercedes-Benz EQC

Mercedes-Benz GLB

Mercedes-Benz GLS

Nissan Juke

Opel Corsa

Peugeot 208

Porsche 911

Porsche Taycan

Range Rover Evoque

Renault Captur

Renault Clio

Renault Zoe

Škoda Kamiq

Škoda Scala

SsangYong Korando

Subaru Forester

Tesla Model 3

Toyota Camry

Toyota Corolla

Toyota RAV4

Toyota GR Supra

Volkswagen Golf 8

Volkswagen T-Cross