LIVE: Çekia vs Kosova

Ka startuar ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës në ‘Doosan Arena’, që do të zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2020”.

1′ – Starton ndeshja në ‘Doosan Arena’.

.

.

“Dardanët” dalin në nxehje

Djelmoshat e Kosovës kanë zbritur në “Doosan Arena”

Ata kanë nisur nxehjet para ndeshjes me Cekinë në ora
20:45.

Kosova do të jetë pa Vedat Muriqin, vendin e të cilit
e ka zënë Atdhe Nuhiu.

Nuk është gati as Herolind Shala, nga fillimi luan
Anel Rashkaj.

Kurse në sulm, në vend të Arbër Zenelit që mungon që një kohë të gjatë, starton Elbasan Rashani.

Formacionet zyrtare: Çekia – Kosova

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Çekisë dhe Kosovës.

Duke nisur nga ora 20:45, në ‘Doosan Arena’, Cekia dhe Kosova do të zhvillojnë ndeshjen që po konsiderohet si një finale, për shkak se që të dy ekipet kanë shansin të kualifikohen në “Euro 2020”, raporton Gazeta Express.

Vedat Muriqin në sulm do ta zëvendësojë Atdhe Nuhiu.

Janë arrestuar disa tifozë çekë që sulmuan kosovarët para ndeshjes në ‘Doosan Arena’

Siç raportoi Gazeta Express më parë, një grup me tifozë çekë dhe serbë prej 20 vetash i kanë sulmuar fizikisht katër tifozë të Kosovës.

Policia ka reaguar dhe menjëherë i ka arrestuar disa nga sulmuesit.

Express sjell më poshtë fotografitë e kur policia arreston dhe i mban të lidhur dhe për muri tifozët çekë e serbë që sulmuan ‘Dardanët’.

“Dardanët” janë nisur për stadiumin ‘Doosan Arena’, aty ku do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë.

Por, ata nuk janë të lirë, pas sulmeve ndaj disa tifozëve ‘Dardanë” dhe kështu, Gazeta Express raporton se policia do t’i përcjellë deri në ‘Doosan Arena’.

Disa tifozë kosovarë janë sulmuar në Çeki nga një grup të tifozëve çekë me maska.

Siç raporton Gazeta Express, një grup me tifozë çekë dhe serbë prej 20 vetash i kanë sulmuar fizikisht katër tifozë të Kosovës

Policia ka reaguar dhe menjëherë i ka arrestuar disa nga sulmuesit.

“Dardanëve” janë duke dhuruar spektakël në Plzen para ndeshjes Ceki – Kosovë

Kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e ndeshjes së shumëpritur në ‘Doosan Arena’.

Çekia dhe Kosova do të zhvillojnë ndeshjen që po konsiderohet si një ‘finale’ e Grupit A,

Atmosfera te hoteli ku po qëndrojnë futbollistët e Kosovës është mbresëlënëse.

“Dardanët” janë duke i mbajtur vazhdimisht në humor të mirë djelmoshat e Bernard Challandes para ndeshjes që do të zhvillohet sonte nga ora 20:45.

Ata po këndojnë vazhdimisht dhe janë shumë optimist se Kosovës do të shkruajë histori, duke u kualifikuar në “Euro 2020”.

“Kosova është Serbi”, kështu kanë brohoritur tifozët çekë para hotelit ku po qëndron Kombëtarja e Kosovës, para ndeshjes me Çekinë për Euro 2020.

Gazeta Express raporton se ata janë larguar menjëherë nga policia vendase, duke shmangur konfrontime me ‘Dardanët’ pasi tashmë siç dihet, gjatë gjithë ditës, tifozët e Kosovës kanë qëndruar te Hoteli i Kombëtares.

Mësohet se kanë qenë rreth 20 tifozë që kanë bërë atë veprim brenda pak sekondave, që ka ngjallur menjëherë reagimin e policisë dhe i ka larguar nga aty.

Ndeshja mes Çekisë dhe Kosovës nis në orën 20:45 dhe është vendimtare për fatin e dy kombëtareve në rrugën drejt Evropianit 2020.

Nëse Kosova fiton shton ndjeshëm shanset për kualifikim, ndërsa nëse fiton Çekia ajo do të sigurojë automatikisht kualifikimin, derisa Kosovës do t’i mbetet të mendojë për rrugën nga Liga e Kombeve.

Megjithatë, Dardan’ janë përgatitur maksimalisht për këtë takim, edhe pse do të ketë mungesa, Vedat Muriqi, Herolind Shala, Hekuran Kryeziu e Arbër Zeneli – janë katër super futbollistët që s’do të luajnë sonte.

Kanë mbetur edhe pak orë deri te fillimi i ndeshjes së shumëpritur në ‘Doosan Arena’.

Çekia dhe Kosova do të zhvillojnë ndeshjen që po konsiderohet si një ‘finale’ e Grupit A, pasi që të dy skuadrat po luftojnë për pozitën e dytë, që dërgon ne Kampionatin Evropian.

Në Ceki kanë udhëtuar tifozë shqiptarë anembanë botës për t’i përkrahur ‘Dardanët’.

Sido që të jetë, momentalisht ka ndodhur diçka që në kushte normale nuk do të duhej të ndodhte.

Pak orë para fillimit të ndeshjes hoteli është mbush me tifozë, të cilët gjatë gjithë ditës kanë qenë rreth e rrotull lojtarëve.

Kanë mbetur edhe pak orë deri në fillimin e ndeshjes së shumëpritur në ‘Doosan Arena’.

Çekia dhe Kosova do të zhvillojnë ndeshjen që po konsiderohet si një ‘finale’ e Grupit A, pasi që të dy skuadrat po luftojnë për pozitën e dytë, që dërgon ne Kampionatin Evropian.

Atmosfera te hoteli ku po qëndrojnë futbollistët e Kosovës është mbresëlënëse.

“Dardanët” janë duke i mbajtur vazhdimisht në humor të mirë djelmoshat e Bernard Challandes para ndeshjes që do të zhvillohet sonte nga ora 20:45.

MEDIAL.mk