LIVE: Ekskluzivisht në Almakos për librin flasin Alda Bardhyli, Latif Mustafa e Azam Dauti

LIVE: Ekskluzivisht në Almakos për librin flasin Alda Bardhyli, Latif Mustafa e Azam Dauti

LIVE: Emisioni "Connect me Besfort Idrizin"Tema: "Sa lexojmë? (Dita botërore e librit)” Telefononi në "Viber": +389 71 284 518

Opublikowany przez Almakos.com 23 kwietnia 2018

23 prilli është shpallur si Ditë Botërore e Librit që nga 15 nëntori i vitit 1995.

Me rastin e shënimit të kësaj dite, sonte në emisionin “Connect me Besfort Idrizin” do të trajtohet pikërisht tema “sa lexojmë libra”.

E për këtë temë në emisionin e Almakos, aktualisht flet gazetarja e mirënjohur nga Tirana, Alda Bardhyli, redaktore në gazeta të njohura të kohës si “Albania”, “Dita”, Shqip”, skenariste në disa emisione të rëndësishme televizive si “Top Show” apo “E diell” në “Top Channel”, për një periudhë kohe ajo ka punuar dhe si Drejtore Programacioni në “Ora News”. Aktualisht ajo është drejtore e “UET – PRESS” dhe Qendrës së Studimeve Shqipe Kadare.

Ndërkohë, po ashtu në “Connect me Besfort Idrizin” do të jenë prezent edhe filozofi, Latif Mustafa, po ashtu edhe botuesi Azam Dauti.

Ndryshe, në “Connect me Besfort Idrizin” – emision ky prodhim i Almakos, mund lajmëroheni të gjithë ju me anë të “Viber” në numrin + 389 71 284 518, për të diskutuar mbi temën e paracaktuar.

Ndiqeni emisionin!

LIVE: Emisioni "Connect me Besfort Idrizin"Tema: "Sa lexojmë? (Dita botërore e librit)” Telefononi në "Viber": +389 71 284 518

Opublikowany przez Almakos.com 23 kwietnia 2018