LIVE: Mbledhja komemorative për Arian Dacin (Video)

Në Teatrin Kombëtar po mbahet mbledhja Komemorative në nderim të jetës dhe veprës së ish-zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit, i cili vdiq të shtunën si pasojë e një orteku në Brezovicë.

Për figurën e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, foli kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, ministri i Diasporës, Dardan Gashi.

Ndërkaq nga ora 11:00, në hollin e Kuvendit të Kosovës janë mbajtur homazhe pranë arkivolit të Dacit.

Në homazhe kanë qëndruar familja e Dacit, e jetën dhe veprën e tij e kanë nderuar Kryeministri Haradinaj, Presidenti Thaçi, ministra, deputetë, e shumë qytetarë.

Arian Daci, 40 vjeçar, djali i vetëm i Kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, ka vdekur të shtunën në Brezovicë, pas një incidenti që kishte pasur me një ortek bore, gjatë skijimit atje.

Ariani ishte i apasionuar pas skijimit derisa ishte pjesë e organizimeve të tilla në këtë fushë. Daci ishte Zëvendësministër i Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike derisa pas vetes ka lënë dy fëmijë.

Bashkë me Arianin në Brezovicë me rastin e aksidentit ishte me Ardian Bakallin, i cili ka shpëtuar. Për shkak të hetimeve që po zhvillohen në Brezovicë, për dy ditë, është mbyllur pista e skijimit.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në orën 13 në lagjen Arbëria, në Prishtinë, me nderime shtetërore.

TAGS