Liverpool – Chelsea, 90 minuta nuk sjellin fitues

Liverpool – Chelsea, 90 minuta nuk sjellin fitues
22:51 | 14 Gusht 2019

Superkupa e Evropës ka shkuar në vazhdime.

Liverpool dhe Chelsea kanë mbyllur kohën e rregullt me rezultat 1:1.

Ballafaqimi i Superkupës së Evropës nuk solli fitues në 90 minuta andaj skuadrat do të shkojnë në vazhdime, përcjell lajmi.net.

“Blues” kaluan të parët në epërsi me golin e Olivier Giroud në pjesën e parë.

Por, “Reds” barazuan shifrat nëpërmjet Sadio Mane pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë. /Lajmi.net/

TAGS