“Liverpool është skuadra më e mirë në botë…herë pas here”

“Liverpool është skuadra më e mirë në botë…herë pas here”

Trajneri i Portos, Sergio Conceciao, ka vlerësuar lartë Liverpoolin, duke thënë se ‘The Reds’ herë pas here janë skuadra më e mirë në botë.

Të mërkurën në ‘Dragao’, Porto pret Liverpoolin për të zhvilluar ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Liverpool ka epërsi prej 2:0 nga ndeshja e parë, dhe është rrugës së mirë për siguruar kalimin në gjysmëfinale.

“Nuk ka motivim më të madh se të garosh në çerekfinale dhe të bëjmë një përmbysje historike”, ka deklaruar Conceciao në konferencën për shtyp ditën e martë, përcjell ‘lajmi.net’.

“Më pëlqen mënyra se si Liverpool luan. Herë pas here ata janë skuadra më e mirë në botë”.

“Ne kemi një deficit prej dy golash për të kthyer kundër një skuadre të fortë”./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS