Liverpool kryen detyrën, kualifikohet bashkë me Napolin

Liverpool kryen detyrën, kualifikohet bashkë me Napolin

20:45 |

Liverpool nuk ka lënë vend për befasi, duke mposhtur me rezultat 0:2 Salzburgun.

Fitorja i dërgon ‘Të Kuqtë’ në raundin e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve.

Pavarësisht se pjesa e parë ishte e vështirë, 45 minutëshi i dytë i solli tre pike skuadrës së Jurgen Klopp.

Naby Keita (57’) dhe Mohamed Salah (58’) realizuan për fitoren e L’pool, që kualifikohet me vendin e parë në grupin E me 13 pikë.

Salzburgu ndërkohë përfundon në pozitën e tretë dhe do të luajë në Ligën e Evropës, kurse Napoli pas fitores 4:0 ndaj Genk kualifikohet me pozitën e dytë në grup. /Lajmi.net/

autor: Lajmi.net

21:00 |

TAGS