”Liverpool nuk do ia del, Messi është i pandalshëm”

”Liverpool nuk do ia del, Messi është i pandalshëm”

Ish-mesfushori i Liverpoolit dhe Barcelonës, Boudewijn Zenden ka frikë se ‘Të Kuqtë’ nuk do mund ia dalin përpara sensacionit Lionel Messi.

Zenden thotë se nuk ka kuptim që të bëhet një plan për ta ndalur yllin argjentinas.

Liverpooli dhe Barcelona takohen sonte me fillim nga ora 21:00, në kuadër të gjysmëfinales së parë në Ligën e Kampionëve, përcjell lajmi.net.

Jurgen Klopp kishte deklaruar se do fokusohen në ndaljen e pesë herë futbollistit më të mirë.

‘’Është e pamundur të ndalësh atë duke përdorur vetëm një lojtar’’.

‘’Nuk ka kuptim të flasësh për këtë, sidomos sepse ai luan në shumë pozicione të ndryshme në çdo ndeshje’’.

‘’E pamë një gjë të tillë më shumë se një herë ndaj Levantes. Është e pakuptimtë të flasësh se si ndalet sepse Leo është i pandalshëm’’, deklaroi Zenden për Goal. /Lajmi.net/

TAGS