Llogaritet versioni më i gjatë i numrit Pi

Një punëtore e gjigantit teknologjik Google ka thyer rekordin në llogaritjen e numrit Pi, duke arritur të llogarisë versionin më të gjatë të këtij numri konstant matematikor.

Emma Haruka Iwao, e cila jeton në Japoni, ka kalkuluar një version prej 31 trilionë shifrash me ndihmën e 25 makinave llogaritëse virtuale Google Cloud me rastin e ditës botërore të këtij numri, që shënohet çdo 14 mars.

Siç raporton BBC, përcjell Telegrafi, Iwao e ka përfunduar llogaritjen brenda 121 ditëve, ndërsa gjatë procesit janë nevojitur të dhëna në madhësi prej 170 terrabajtësh.

Emma Haruka Iwao

“Jam shumë e habitur. Ende po përpiqem të mësohem me këtë të vërtetë. Vërtet ishte vështirë të thyhet rekordi botëror”, ka thënë Iwao, duke theksuar se që nga fëmijëria ka qenë e ndikuar nga numri Pi dhe ka shtuar se nuk ka një fund në numrin Pi dhe se dëshiron të çojë tutje rekordin.

Siç thuhet, do të duheshin 332 mijë e 064 vite për ta artikuluar këtë numër prej 31 trilionë shifrash me fjalë.

Lexo po ashtu:

Deri më tani rekordi përbëhej prej 22 trilionë shifrash.

Numri konstant matematikor Pi, fitohet duke pjesëtuar perimetrin e një rrethi me diametrin e tij, përdoret në fusha si inxhinieria, fizika, superkompjuterët dhe hulumtimet hapësinore. /Telegrafi/

TAGS