5 Dhjetor 2018 / 22:10
Në edicionin e sotëm të emisionit “Magazinën Ekonomike” në Alsat drejtoresha e DAP-it Sanja Llukarevska shpiegoi obligimin që ka secili qytetar që posedon të ardhura plotësuese për tu regjistruar në sistemin e E-tatimit. Llukarevska gjithashtu theksoi se personat të cilët nuk do të paraqesin të ardhurat e tyre deri me 31 dhjetor të këtij viti do të ndiqen me ligj mbi bazën për evazion fiskal.
Afati për dorëzim duhet të respektohet, këtë para së gjithash e parashikon ligji dhe nëse duam t’i kemi proceset funksionale në shtet, duhet doemos t’i respektojmë edhe rregullat. Ai që nuk do të regjistrohet, unë thash se nuk ekziston dënim, mirëpo ekziston bazë për evazion fiskal. Nëse nuk është paraqitur, do të thotë e ka fshehur tatimin ndërsa ne paraprakisht i kemi të dhënat nga paguesit e të ardhurave”- theksoi Llukarevska.
Ndryshe, me rregullat e reja të DAP-it parashikojnë që të gjithë personat fizikë të cilët gjatë vitit kanë realizuar të ardhura, duke i përfshirë edhe ato që i kanë marrë si paga ose vetëm pension, do të duhet doemos deri në fund të vitit të regjistrohen në mënyrë elektronike në DAP në sistemin e ri, E-tatim personal. Të gjithë do të duhet të kenë adresa elektronike në të cilat, pasi të regjistrohen, do të marrin kërkesë që duhet ta dorëzojnë personalisht në sportelet e Drejtorisë, e cila më pas do t’i vërtetojë të dhënat.
Alsat
Loading…