Lidhja e Odave Ekonomike (LOE) distancohet nga pakoja e dytë e masave qeveritare që i kumtoi sot kryeministri Oliver Spasovski.
“Nga ana jonë janë kërkuar masa sistematike për të gjitha ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme që janë të prekura nga kriza, pa marrë parasysh veprimin. Në vend të kësaj, me këtë ndihmë të pjesërishme nuk arrihet qëllimi përfundimtar, ndërsa kjo është që të ruhet ekonoPOST dhe të mbahen punëtorët veçanërisht për ata persona juridikë të cilët janë më të vegjël dhe më pak të mbrojtur dhe të cilëve këto tronditje do t’ua shkatërrojnë tërë punon që të vetëpunësohen dhe të kujdesen për familjet e tyre”, thekson LOE.
LOE thekson se edhe Këshillit të Evropës i ka propozuar, por edhe me shkrim ka dorëzuar masa konkrete për sipërmarrësit dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme të prekura nga kriza.
LOE plotëson edhe se Qeveria ka plotësuar dy pako masash ekonomike të cilat janë të pamjaftueshme dhe të cilat nuk do t’i shfrytëzojnë rezultatet e pritura.
Duke e pasur parasysh se parandalimi i përhapjes së virusit ka qenë dhe mbetet prioritet kulmor, LOE potencon se anëtarët e saj i respektojnë masat për mbrojtje, por edhe ndërmarrin aktivitete shtesë, secili në pajtim me mundësitë e veta ta mbrojë shëndetin e njerëzve, por edhe që të veprohet në mënyrë shoqërore, me përgjegjësi nga kriza e shkaktuar.