Lojërat Olimpike, Kelmendi: Të gjitha sakrificat janë për Kosovën

majlinda-kelmendi-1-655x356Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi pas kthimit në Kosovë ka folur për përjetimet e saj gjatë Lojërave Olimpike të cilat janë zhvilluar në Rio de Janiero të Brazilit.

Ajo e cila i solli Kosovës medaljen e artë olimpike, ka thënë se e gjithë sakrificat e saj ia ka dedikuar shtetin të Kosovës.

Kelmendi ka thënë se shpreson qe pengesat të cilat ajo i ka kaluar deri në këtë rezultat, të mos i përjetojnë brezat e tjerë të rinj.

“Kemi punuar shumë bashkërisht për të arritur këtë sukës që ndoshta shumë shtete në botë e kanë ëndërr për ta arritur. Rruga ka qenë e vështirë e më shumë pengesa e ndoshta me shumë pengesa që po shpresoj se brezat e ri që vijnë pas meje nuk kanë me pas këtë problem”, ka thënë Kelmendi, informon Rtk.

TAGS