Lojtari që ndihmoi në sukseset historike po mendon largimin nga Real Madrid

Lojtari që ndihmoi në sukseset historike po mendon largimin nga Real Madrid

Toni Kroos mund të jetë në mesin e yjeve të mëdha që do të largohen nga Real Madrid këtë verë.

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, po konsideron largimin nga Real Madrid pas përfundimit të sezonit, shkruan ‘AS’, përcjell ‘lajmi.net’.

29 vjeçari ka parë se ka ardhur fundi i kohës së tij në Santiago Bernabeu, pas një sezoni dëshpërues që po kalon këtë vit.

Kroos ishte transferuar te Real Madrid në vitin 2014 nga Bayern Munich, dhe në fanellën e bardhë ka regjistruar më shumë se 200 ndeshje, duke qenë në mesin e lojtarëve kryesor në sukseset e mëdha në Ligën e Kampionëve.

E ardhmja e Kroos mund të jetë në Premierligë, ku të interesuar për të janë Manchester United./Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS