“Longari” feston përvjetorin e 47-të të lindjes

Ai është një ndër aktorët më të preferuar të publikut në shtetin tonë të Kosovës.

Bëhet fjalë për Ilir Prapashticën, i cili ka edhe një arsye më tepër që sot të festoj me miq dhe familjarë.

Aktori që më mirë njihet prej fansave si “Longari” i serialit të mirënjohur “Familja Moderne”, ka përvjetorin e lindjes.

Sot aktori feston ditëlindjen e 47-të dhe pranoi urime të shumta nga miqtë, kolegët e fansat e tij.

Lexo po ashtu:

Theksojmë se gjatë vitit të kaluar, aktori ka korrur suksese të mëdha në saje të një roli në filmin shqiptar,  “Diamanti”.

Edhe pse nuk përflitet shumë për jeta e tij private e aktorit, kujtojmë se ai është i martuar me vajzën e Nexhat Dacit dhe kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Ndryshe, Prapashtica është duke punuar në projekte të ndryshme teatrale dhe filmike që do të mund t’i shohim gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/

TAGS