Lopetegui për ndeshjen me Barcën: Nuk i jap shumë rëndësi, kemi pasur nevojë për një triumf

Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui nuk mund të garantojë se do të jetë përgjegjës për ndeshjen e fundjavës me Barcelonën.

Futbollistët madrilen ia lehtësuan pak barrën e presionit strategut spanjoll duke mposhtur 2-1 Viktoria Plzenin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Por, Los Blancos në fundjavë i pret ndeshja kryesore për këtë vit, ku do të takohet me liderin e ligës, Barcelonën.

I pyetur nga gazetarët rreth këtij takimi, Julen ka pohuar se nuk i jep shumë rëndësi për momentin po shijojnë triumfin.

“Kjo pyetje nuk është për mua. Aktualisht jam duke menduar për të dielën dhe duke filluar nga nesër (e mërkure) do të punojmë rreth lojës”.

Lexo po ashtu:

“Gjithçka që them është tepër larg, nuk i jap rëndësi asaj. Kemi pasur nevojë për një triumf, kemi pasur shanse shumë të pastra në ndeshje. Luajtëm një ndeshje të bukur që na motivon dhe ne do të përgatitemi për të shumë mirë”, tha 52-vjeçari.

Ndryshe, Reali fitoi gjatë mbrëmjes së kaluar duke i dhënë fund agjërimit prej pesë ndeshje pa triumf. /Telegrafi/

TAGS